Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujtuat se 24 vjetori magjik i Lori Hoxhës mbaroi? Ka shokë të ngushtë ajo, jo shaka!

Kujtuat se 24 vjetori magjik i Lori Hoxhës mbaroi? Ka shokë të ngushtë ajo, jo shaka!
October 22
14:21 2017

Vetëm blogerja Lori Hoxha mund ta kthente në magjike ditëlindjen e saj të 24-t duke qenë se ajo vendosi që të bëjë një temë ‘gold’ në festën e ditëlindjes, duke i kërkuar edhe të pranishmëve të visheshin më ngjyrë flori për t’i dhënë sa më shumë kuptim ’24 karat flori’ si tema e ditëlindjes së saj.

thank you for sending love my way❤️

A post shared by L O R I✨ (@lorihoxha) on

E në fakt pasi shumë foto dhe çastë nga ditëlindja e saj (siç ndodh gjithmonë) u shpërndanë kudo në rrjete sociale dhe portale duket se asgjë s’ka mbaruar me aq!

Nuk mjaftoi as ditëlindja e saj gold dhe as festa e madhe e Top Channel që përkon gjithnjë pranë ditëlindjes së Lori Hoxhës pasi miqtë dhe njerzit e saj më të afërt kanë vendosur t’i vënë mbrëmjen e djeshme ‘kapakun’ ditëlindjes së saj.

Një darkë private, me shumë pak njerëz por gjithësesi e dekoruar dhe kuruar me detaje në një nga restorantet më luksoze në kryeqytet ka qenë surpriza e tyre për Lorin. Kjo e fundit ka ndarë një foto me të gjithë në Snapchat duke treguar të gjithë lumturinë që ka ndjerë për këtë surprizë që e ktheu ditëlindjen e saj të 24-t në një maratonë të vërtetë.

siç themi ne shqiptarët: Edhe 100 për fare tani Lori! /Blitz.al/

Shperndaje