Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujtuam se gjithçka kishte përfunduar mes Fjorentinës dhe Olsit por e vërteta nuk qenka kështu!

Kujtuam se gjithçka kishte përfunduar mes Fjorentinës dhe Olsit por e vërteta nuk qenka kështu!
December 06
12:28 2017

Duket sikur nuk po shkëputemi dot nga lidhjet që u krijuan në Big Brotherin që lam pas sepse vetë loja në çifte ishte e atillë që të fliteshin këta personazhe dhe historitë e tyre edhe pas përfundimit të atij edicioni.

Dhe kështu po ndodh edhe me ish çiftin Fjorentina dhe Olsi që u duk se i dhanë fund gjithçkaje disa muaj më parë edhe pse Fjorentina ende ka ndjenja karshi tij. Këtë ajo e ka pranuar vetë në një postim në Instagram, ku një ndjekëse e ka pyetur nëse ende ka ndjenja për Olsin, ish banorja i është përgjigjur: “Hmm, kjo po është pyetje e vështirë!” – ia ka kthyer Fjori duke na lënë të kuptojmë se ndoshta edhe diçka ndodh mes tyre sepse ne njohim mirë Fjorin dhe karakterin e saj kërkues, sidomos kur bëhet fjalë për Olsin. /Blitz.al/

Shperndaje