Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujtime apo paqe? Nora Istrefi sërish krah “Babastars”?

Kujtime apo paqe? Nora Istrefi sërish krah “Babastars”?
July 21
09:26 2017

Nora Istrefi momentalisht po shijon suksesin e këngës së sapolançuar së bashku me bashkëshortin e saj Robert Berisha, “S’ka inat”. Menjëherë, sapo ka dalë kënga të dy janë thirrur nga “club”-et e shumta verore, ku këngëtarët po performojnë gati çdo ditë.

Por të rikthehemi pak te Nora. Në fillimet e karrierës së saj ajo ka qenë shumë pranë labelit “Babastars”, me të cilët jo vetëm bashkëpunonte për sa i përket muzikës, por edhe kishte dukshëm një pëlqim ndaj prodhimeve të tyre që gjithnjë i mbështeste. Nora ka pasur miqësi të afërt edhe me Getoarin, edhe pse thashethemet tregojnë se asokohe Nora dhe Geti kanë qenë të lidhur.

Megjithatë, ajo pati një shkëputje nga ky label, duke dalë veçmas e duke bashkëpunuar me partnerë të rinj muzikorë. Mbrëmjen e djeshme ajo është parë në të njëjtin “club” me reperin Majk nga “Babastars” dhe madje kanë bërë edhe një foto bashkë, të cilën e ka postuar menaxheri i Norës dhe më pas ajo vetë.

Hmmm, është kjo një nostalgji për rikthim apo thjesht paqe? Kujtojmë se Nora dhe Majk nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje