Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kujtim Gjuzi rrëfen sherrin me kunatën dhe padinë ndaj saj në prokurori

Kujtim Gjuzi rrëfen sherrin me kunatën dhe padinë ndaj saj në prokurori
November 04
13:51 2019

Ditën e djeshme ka nisur transmetimin emisioni “Thumb On” nën drejtimin e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. I ftuar në premierën e këtij sezoni ishte Kujtim Gjuzi.

Gjuzi në një bisedë me dy moderatoret ka folur për një konflikt të pazbuluar më herët.

Ai ka rrëfyer në emisionin “Thumb On” në RTV Ora sherrin e tij me kunatën dhe padinë e ngritur ndaj saj në Prokurori.

Por pavarësisht kësaj, ai shprehet live se gruan e do shumë dhe kunatën e ka motër.

Kujtim Gjuzi: Kunatës i bëra një kallëzim penal për arsye se solli një “Made in Shkodra” pa e menduar. Unë e këshillova që nuk është mirë që burrit të motrës t’ia sjellë. Nuk kam asgjë me kunatën. Biles e respektoj si të jetë motra ime. Po thashë motra ime, ngacmimi seksual është zero për shqiptarët. Nëse ti pastaj më futesh tek familja, fillon duke i dhënë mend motrës së vogël që bëje kështu apo ashtu, unë i them ‘Të çoj edhe tek prokuroria’. Por unë e kam frenuar.
Aulona Musta: Pse çfarë i thoshte nuses tuaj?
Kujtim Gjuzi: Po ku e di unë. Ju gocat e dini se çfarë thoni kur jeni vetëm. Ky bën, ai nuk bën. Unë gruan time e dua fort, a ka më live se kaq. Edhe kunatën e kam motër. Kush është ai që zihet me mbretëreshën tek kosherja e bletëve?

Share