Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kujt po i han” sapo ka dalë, dhe për këto 6 arsye e dimë që do të kthehet në një super hit!

“Kujt po i han” sapo ka dalë, dhe për këto 6 arsye e dimë që do të kthehet në një super hit!
October 12
17:59 2018

Pavarësisht se unë asnjëherë nuk kam qenë fanse e këngëvë të tilla, ka vetëm disa minuta dhe kënga “Kujt po i han” e Encës dhe Don Phenom është kthyer në të preferuarën time. Dhe kjo për disa arsye shumë të rëndësishme:

  1. Hyrja e këngës e Dea Michelle dhe Sara Kolamit ishte një super gjetje. Është një parapritë e këngës dhe mesazhit të saj. Pavarësisht suksesit dhe arritjeve të dikujt, mjafton një detaj i kotë që të hidhen të gjitha poshtë. Ose thjesht komenti i ziliqareve që duan të ulin poshtë imazhin e të tjerave për të ngritur të vetin.
  2. Enca ka guxuar pafund në këtë videoklip. Ngjyrat e ndezura janë vështirë të kombinohen me njëra tjetrën, por ajo duket sikur ja ka gjetur sekretin. Flokët portokalli, fustani jeshil dhe më pas çizmet dy- ngjyrëshe dhe një ylber në sytë e saj.
  3. Videoklipi në një galeri arti dhe në një fushë shahu! E kush e kishte menduar se mund të përshtatej me një këngë të tillë, pasi gjithnjë i kemi parë të përshtatur si mjedis për këngë romantike të trishta.
  4. Kimia e Don Phenom-it dhe Encës është gjëja më e mirë e kësaj kënge. Janë përputhur aq mirë në stilin e tyre, sa besoj të gjithë po mendojmë “ku kanë qenë më parë?”.
  5. Teksti nuk është vetëm një diss për “armiqtë” e tyre. Pjesë të tij mund t’i këndojmë shumë mirë dhe për jetën tonë. Mbi të gjitha, të marrim nja 2-3 mesazhe:

–  Të sharat dhe fjalët e këqija të thëna për ju pas krahëve janë hiçgjë, injorojini sepse fundja kur t’ju kenë përballë maksimumi do ju kërkojnë një foto.

– Goca, mund t’ja arrini gjithçkaje në jetë edhe pa një “dashnor”. Mjafton të punoni dhe të besoni në veten tuaj.

– “Kujt po i han” mund të jetë motoja juaj në jetë për të lënë pas çdo gjë negative.

  1. Mbi të gjitha, kemi një super këngë për ta kërcyer në club-e. Nga fillimi deri në fund, një super beat që të bën të luash vendit dhe kur je në zyrë.  Mund të kërcesh si e çmendur në festat e radhës, dhe kur të tjerët të të gjykojnë tashmë e ke një përgjigje:

“Kujt po i han”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje