Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujt iu lut Flori Mumajesi dhe Shkurte Gashi?

Kujt iu lut Flori Mumajesi dhe Shkurte Gashi?
December 27
20:34 2016

Ashtu siç kishin lajmëruar ditë më parë, këngëtarja nga Kosova, Shkurte Gashi dhe producenti Flori Mumajesi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të radhës.

“T’u luta” – është titulli i këngës së publikuar pak minuta më parë nga dy artistët. Sikurse edhe në bashkëpunimin e parë, “Dashuria”, Flori dhe Shkurta i këndojnë një dashurie të përfunduar, por këtë herë ata i kujtojnë njëri-tjetrit një lutje.

Kënga është melankolike, me një përmbajtje mjaft emocionale, e cila të bën ta pëlqesh që herën e parë që e dëgjon. “T’u luta” mban vulën e Threedots.

Ky bashkëpunim është një vazhdim i projekteve të suksesshme të producentit për këtë vit, si “123”, “Gone Girl”, “Beautiful”, “Nuk ma la” dhe “Nallane 2”, si dhe projekteve të këngëtares nga Kosova në bashkëpunim me 2Ton dhe Ramadan Krasniqi.

Ja dhurata e Florit dhe Shkurtes për festat e fundvitit! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje