Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujt ia la stafetën Çiljeta?

Kujt ia la stafetën Çiljeta?
October 18
18:05 2016

Që në fillimet e karrierës së saj, Çiljeta Xhilaga u kthye në personazhin më të kërkuar dhe komentuar të showbiz-it falë gjoksit të saj XXL.  Por çudi na bën fakti që Çili vazhdon të komentohet edhe për gjoksin e saj të vogël. Për arsye shëndetësore, por edhe estetike, këngëtarja vendosi të bënte një ndërhyrje kirurgjikale dhe sot që flasim Çiljeta nuk është më këngëtarja me gjoksin e madh. Pyetja që shtrojmë ne është se cilës prej kolegeve do t’ia linte stafetën Çiljeta. Ja disa nga koleget e saj që shquhen për asete të bollshme si ajo…

 

Marina Vjollca

Biondja seksi e Top Channel është komentuar gjithnjë për gjoksin e saj të madh. E në fakt edhe në fotot që ajo poston duken qartazi format e saj fizike. Marina mund të cilësohej si një zëvendësuese mjaft e denjë e Çilit, edhe pse shpesh i fsheh këto hire që i ka falur natyra.

Ingrit Gjoni
 Kolegia dhe mikja e saj e ngushtë, Ingrit Gjoni, është një tjetër personazh publik që duket seksi me gjoksin e saj të madh. Ndonëse Ingriti e bëri operacion gjoksin (dhe e ka pranuar këtë gjë), ajo është një tjetër mami seksi e showbiz-it.
Fjolla Morina

Një tjetër mami me gjoks të bollshëm është edhe këngëtarja seksi Fjolla Morina. Këngëtarja nga Kosova nuk tregohet aspak e kursyer me format e saj dhe është tejet transparente me publikun.

Rozana Radi

Fiksimi për të pasur një gjoks të madh dhe seksi vite më parë u kthye në qëllim në vetvete edhe për Rozi Radin, e cila e ka pranuar se ka shtuar silikon në të. Edhe Rozana duket shumë seksi në fotot që poston, duke mos harruar të nxjerrë në pah edhe dekoltenë e saj.

Besa Kokëdhima

Bujare është treguar nëna natyrë edhe me këngëtaren e talentuar, Besa Kokëdhima. Ndonëse ajo e kamuflon dhe nuk e nxjerr në pah atë, përsëri dekolteja e saj është shumë e dallueshme.

Anxhela Peristeri
 Këngëtarja Anxhela Peristeri është një tjetër artiste që ka gjoks të madh. Ajo nuk ngurron të postojë foto duke na treguar se ndonëse vitet kalojnë ajo mbetet përsëri në formë të shkëlqyer fizike.
Era Rusi

Edhe Era Rusi ka forma tejet të rrumbullakosura dhe gjoks të madh. Ja tek e shohim në këto foto që e vërteton më së miri këtë konstatim tonin.

Adelina Tahiri
 Është komentuar më shumë për të pasmet, por edhe dekolteja e saj nuk mbetet mbrapa. Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri, është një tjetër vajzë seksi e showbiz-it, që komentohet shpesh për fotot seksi që poston në rrjetet sociale.
Komento
Etiketimet
Shperndaje