Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujt do t’ia japë zemrën Enca gjatë kësaj Krishtlindjeje?

Kujt do t’ia japë zemrën Enca gjatë kësaj Krishtlindjeje?
November 30
19:25 2016

Snapchat-i i këngëtares Enca është një botë më vete. Aty mund të gjesh gjithçka mbi artisten dhe të krijohet ideja sikur je bashkudhëtar i saj në çdo rrugëtim apo koncert.

Së fundmi ajo tregoi se kishte ngecur në Mynih për shkak të shtyrjes së udhëtimit, kurse pak minuta më parë, Haxhia ka postuar një foto në SnapChat, të shkrepur nga dritarja e aeroplanit dhe ku shfaqet perëndimi i diellit.

“Krishtlindjen e kaluar unë të dhashë zemrën”, – shkruan këngëtarja. “Por ditën e kaluar ti e refuzove. Këtë vit, për të shmangur lotët, do t’ia jap atë dikujt tjetër”.

Nuk e dimë nëse kënga e famshme “Last Christmas” i ka kujtuar Encës dikë të veçantë, apo thjesht i është kujtuar kjo këngë e dashur që na bën të gjithëve të ndihemi mirë. /Blitz.al/

 

15302473_1135018146553283_1155888129_o

Komento
Shperndaje