Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ku mbeti e jona dashuri?”: Greta Koçi na rrëfen ndjenjat e një dashurie të shkuar, si asnjëherë tjetër!

“Ku mbeti e jona dashuri?”: Greta Koçi na rrëfen ndjenjat e një dashurie të shkuar, si asnjëherë tjetër!
November 23
15:16 2017

Po që na kishte munguar Greta Koçi me një këngë të sajën? Pas bashkëpunimeve të suksesshme, këngëtarja sapo ka lançuar ‘single’-in e saj me titullin ‘Përsëri’.

Klipi të jep ndjësinë e vjeshtës, mes pemëve dhe ngjyrave të ngrohta të një shtëpie me oxhak, tipikisht i dashurueshëm në këtë periudh të vitit.

Teksti i realizuar nga Eni Koçi, flet për një dashuri të kaluar, ‘ku mbeti e jona dashur? Dua të të shoh përsëri’ – këndon Greta në këngën e re, ku mesazhi kryesor është një rikthim i mundshëm i një dashurie të kaluar, që me shumë mundësi do të bëhet refren për shumë histori të mbyllura por ku ka ende ndjenja.

Muzika është realizuar nga Genc Prelvukaj, besnik i viteve të fundit të të gjitha produkteve muzikore të motrave Koçi, të cilat për hir të së vërtetës, kanë rezultuar sukses.

Urime Greta! /Blitz.al/

Shperndaje