Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ku e gjeti diellin Marina Vjollca?

Ku e gjeti diellin Marina Vjollca?
October 21
17:51 2016

Marina Vjollca është një nga personazhet shqiptare që është gjithmonë në lëvizje. Një herë e shohim në Tiranë, pastaj në  Prishtinë e më pas mund të shohim një foto ku moderatorja bukuroshe shfaqet në një qytet të panjohur për ne.

Ajo ka postuar pak minuta më parë në Instagram një foto ku shfaqet e ulur në një poltronë dhe nga pas mund të shihet pamja e një qyteti mbresëlënës. Nga komentet mund të kuptojmë se bëhet fjalë për Stambollin, një nga qytetet më të mëdha në Turqi.

Domethënë Marina ka zgjedhur t’u largohet ditëve me re e me shi të kryeqytetit shqiptar e të shijojë ditët me diell në Stamboll. Jua thamë se ajo duket mjaft tërheqëse në foto? /Blitz.al/

#goodday☀️

A photo posted by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Komento
Shperndaje