Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri i Kosovës bën 50 vjeç, bashkëshortja i bën një urim plot humor: “Mendoj që jam dhurata më e mirë për ditëlindje!”

Kryeministri i Kosovës bën 50 vjeç, bashkëshortja i bën një urim plot humor: “Mendoj që jam dhurata më e mirë për ditëlindje!”
July 03
10:20 2018

Ditën e sotme Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj feston 50 vjetorin e tij të lindjes dhe veç kësaj edhe përvjetorin e martesës m Anitën. Nga martesa e tyre 15 vjeçare çifti Haradinaj ka tre fëmijë Gjinin, Hanën, Trimin.

Anita ka bërë një postim në Insta Story ku shkruan se burr ii saj ka rënë për të fjetur në mënyrë që të mos merret vesh ditëlindja apo përvjetori i tyre.

“Burri jem i ka bo 50 vjet! Ka ra me flejt se s’dojke me u marr vesh. Plus 14 vjet martesë!! Ama unë nejta me ja uru se shumë më pëlqejke”- ka shkruajtur ajo.

Por nuk e ka lënë me kaq, pasi ka postuar të njëjtën foto në Instagram dhe teksa e uron, plot humor i thotë se mendon se është dhurata më e mirë që ai ka marrë.

Historitë tona vështirë se mund t’i kuptosh nëse nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15 vjet bashkë dhe sot festojmë dy festa, sot kur ne jemi më shumë se familje, më shumë se të dashur, më shumë se çift, sot jemi une ti dhe tre fëmijë!!! Sot në mos asgjë përfaqësojmë shumë dashuri brenda botës tonë të vogël me të mirat dhe të këqijat që dashuria i ngërthen në vehte!!! Gëzuar Ramush Haradinaj!! Të duam shumë Gjini, Hana, Trimi e unë edhe ma shumë!!! P.s vazhdoj me mendu që jom ende dhurata ma e mirë që najherë e ke marrë për ditëlindje!! Përveç Ditelindjes, Gëzuar edhe 15 vjet martesë ( vështirë boll ama punë qefi burrë)”- ka shkruajtur Anita Haradina./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje