Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryebashkiaku i Tiranës në një tjetër rol

June 27
20:41 2016

Atë e kemi parë shpesh në uniforma të ndryshme që në momentin që ka veshur kostumin e kryebashkiakut.

Erion Veliaj është një nga personalitetet që e shohim shpesh në ekran me projekte të ndryshme e risi, por ju sigurojmë që kështu nuk e keni parë asnjëherë. Ai është shfaqur shik në “Top Awards” e në një ndër fotot e postuara në Facebook-un e tij nga eventi, kryebashkiaku shihet tek fotografon bashkëshorten Ajola Xoxa dhe producenten e “Top Awards”, Lori Hoxha. Pozicioni i fotografit përballë dy femrave të bukura duket se i pëlqen dhe me mjaft sportivitet shihet se si Veliaj përpiqet të shkrepë një foto të bukur.

Aftësia e tij për të bërë shumë gjëra është diskutuar shumë në rrjetet sociale dhe shpesh edhe me tone ironizuese. Por kjo nuk e ka penguar aspak Veliajn për të qenë spontan dhe për t’i bërë gjërat ashtu si i ndjen.  Ndoshta është pikërisht kjo karakteristikë që e bën më popullor dhe karizmatik kryebashkiakun e shumëpërfolur.

Shperndaje