Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryebashkiaku i Londrës nuk ndahet dot nga Dua Lipa: “ Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa si artisten më të mirë në MTV EMA”

Kryebashkiaku i Londrës nuk ndahet dot nga Dua Lipa: “ Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa si artisten më të mirë në MTV EMA”
November 13
10:38 2017

Tashmë e dimë se kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan është një fans i muzikës së Dua Lipës.

Ai ka marrë pjesë në koncertet e saj si dhe ditën e djeshme e ka ndjekur në MTV EMA. Pasi Dua ka fituar çmimin si artistja e re më e mirë në MT EMA, Khan ka bërë një postim në Tëitter.

“Qyteti ynë ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”.

Pjesë e MTV-së ka qenë edhe Rita Ora, e cila ka hapur shfaqjen, por duket se kryebashkikau është i lidhur më tepër me Duan, të cilën vazhdon ta komplimetojë e ta ndjekë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje