Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kritikohet Alicia Keys për mosvendosjen e “make up”-it në VMA

Kritikohet Alicia Keys për mosvendosjen e “make up”-it në VMA
August 30
15:16 2016

Paçka se Alicia Keys nuk ishte nominuar në një nga kategoritë e MTV Video Music Awards për këtë vit, ajo ishte në qendër të vëmendjes.

Ndryshe nga Beyonce, Britney Spears apo Rihanna, Keys tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me parakalimin në tapetin e kuq pa “make up”. Ajo ka kohë që ka bërë të ditur se nuk do të vërë më “make up” për të gjithë jetën, pra do ta shohim gjithmonë natyrale.

Pikërisht kjo gjë nuk u ka pëlqyer komentuesve në rrjetet sociale, të cilët e kanë kritikuar artisten 35-vjeçare duke e akuzuar se të gjithën po e bën për show e për të tërhequr vëmendje.

Të tjerë kanë shkruar në Twitter se Keys gënjen kur thotë se nuk ka vënë fare “make up”, pasi, sipas tyre, dallohet qartë që këngëtarja ka vendosur BB Cream.

Pavarësisht këtyre komenteve, Alicia Keys ka marrë simpatinë e një numri të madh njerëzish me vendimin për të treguar pamjen e saj natyrale.

 

Etiketimet
VMA
Shperndaje