Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kristen Stewart për marrëdhënien me Pattinson: Nuk ishte jeta e vërtetë, po jetoja një farsë

Kristen Stewart për marrëdhënien me Pattinson: Nuk ishte jeta e vërtetë, po jetoja një farsë
August 18
11:05 2016

Katër vjet pas përfundimit të marrëdhënies me Robert Pattinson, Kristen Stewart ka folur për të në një intervistë për “T Magazine”. Në 2012-n, ajo bëri një deklaratë publike ku i kërkoi falje Pattinson-it pas publikimit të fotove ku ajo shihej duke u puthur me Rupert Sanders, regjisorin e filmit “Snow White and the Huntsman”. “Kjo pamaturi e çastit rrezikoi gjënë më të rëndësishme në jetën time. Unë e dua atë, më vjen keq!”- u shpreh atë periudhë aktorja.

“Njerëzit më donin mua dhe Robert të na shihnin bashkë. Marrëdhënia jonë ishte shndërruar në një produkt mediatik. Ajo që po jetoja s’ishte jeta ime e vërtetë dhe ishte shumë e vështirë për mua. Unë nuk dua të fsheh atë që jam, atë që bëj në jetë dhe të bëhem pjesë e një historie veç për të argëtuar njerëzit”,- është shprehur Stewart për “T Magazine”.

Ajo theksoi se nuk do të flasë asnjëherë për marrëdhëniet e saj me femrat, marrëdhënie që i cilësoi si një mundësi për të përfaqësuar veten. “Do të vazhdoj të mbroj jetën time personale, nuk dua të duket sikur jam në borxh me njerëzit”,- ka deklaruar aktorja.

Komento
Etiketimet
Shperndaje