Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kristen Stewart flet për lidhjen e saj dhe si e kuptoi që pëlqente femrat

Kristen Stewart flet për lidhjen e saj dhe si e kuptoi që pëlqente femrat
July 27
19:58 2016

Kristen Stewart ka folur për preferencat e saj seksuale dhe ka pranuar se ka një të dashur të seksit femër, producenten e filmave Alicia Cargile. Ajo ka thënë: “Unë jam e dashuruar me të dashurën time. Ne jemi ndarë disa herë, por jemi përsëri bashkë dhe së fundmi unë ndihem shumë mirë me të”.

Kristen ka thënë se kur dilte me djem fshihej sepse i vinte turp. Nga kjo kuptoi se nuk i pëlqente të shoqërohej me djem, për këtë arsye zgjodhi  të provonte të dilte me një vajzë. Më pas ajo kuptoi se vajzat e tërhiqnin dhe filloi të kishte ndjenja për të dashurën e saj. Nga kjo marrëdhënie ajo ndryshoi, nuk ka më turp dhe as nuk fshihet, por vendosi të flasë hapur për jetën e saj seksuale. /Blitz.al/

 

Shperndaje