Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kristen Stewart flet për jetën private pas ndarjes nga e dashura

Kristen Stewart flet për jetën private pas ndarjes nga e dashura
May 10
21:18 2016

Kristen Stewart ka qenë shumë e rezervuar për të folur për jetën e saj private. Pavarësisht meshkujve dhe femrave që kanë qenë pjesë e jetës së saj, ajo nuk ka diskutuar asnjëherë mbi seksualitetin dhe jetën e saj private. Së fundmi Kristen është ndarë nga e dashura e saj Soko, pas lidhjes me Robert Pattinson disa vite më parë.

Ajo nuk do të japë shpjegime për jetën private. Edhe pse ka provuar marrëdhënie me meshkuj dhe femra,  përsëri ajo nuk është e vendosur se çfarë do të bëjë dhe cila zgjedhje është e përshtatshme për të.

Madje Kristen ka thënë se ajo nuk e fsheh jetën private, por nuk ka asnjë zhvillim të ri prej saj. Në momentin që do të ketë takim me një mashkull ajo ka pranuar se do ta bëjë publike. Në këto momente ajo ndihet mirë, edhe pse është ndarë vetëm pak kohë më parë nga e dashura.

Etiketimet
Shperndaje