Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kristen Bell: “Lëndohem kur mendoj se njerëzit nuk më pëlqejnë”

Kristen Bell: “Lëndohem kur mendoj se njerëzit nuk më pëlqejnë”
May 06
16:43 2016

Kristen Bell nuk ka turp të tregojë për trajtimin kundër ankthit dhe depresionit.

“Vuaj nga ankthi dhe depresioni, lëndohem shumë kur mendoj se njerëzit nuk më pëlqejnë. E di se kjo nuk është e shëndetshme dhe shkatërroj ndjenjat e mia,  por jam duke luftuar me të gjatë gjithë kohës”,- ka thënë ajo.

Edhe pse Kristen ka qenë një vajzë me shumë popullaritet në shkollë ajo ndihej në ankth se çfarë mendonin të tjerët për të. Gjë që e ka shoqëruar edhe vite më pas. Bell është duke u trajtuar për depresion dhe ankth. Pasi u bë nënë ajo ndihet më e sigurt në aftësinë e saj për t’u ofruar këshilla të tjerëve për sa i përket një jete dhe ushqimi të shëndetshëm.

Komento
Etiketimet
Shperndaje