Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krishtlindjet bëjnë bashkë edhe Eni Koçin dhe Genc Prelvukajn! Të dashuruarit bëjnë gëzuar…

Krishtlindjet bëjnë bashkë edhe Eni Koçin dhe Genc Prelvukajn! Të dashuruarit bëjnë gëzuar…
December 25
10:42 2017

Prej kohësh flitet se Eni Koçi e Genc Prelvukaj janë në një lidhje dashurie. Asnjëri prej dy protagonistëve nuk e ka pranuar këtë publikisht por ata shihen gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Krishtlindjet dhe atmosfera e festave të fundvitit i kanë bërë bashkë dy të dashuruarit. Mbrëmjen e djeshme në vigjilje të Krishltindjeve ata e kanë pritur bashkë festën e 25 dhjetorit. Të dy njëkohësisht kanë publikuar një video të njëjtë në të cilën bëjnë gëzuar me një gotë verë duke treguar se janë duke festuar bashkë.

Mediat aluduan se mes tyre gjërat nuk ishin dhe aq mirë por publikimi i këngës “Shi bie në Tiranë” dhe këto momente të kaluara së bashkë tregojnë se jo vetëm që janë mirë por po e shijojnë shumë këtë moment./Blitz.al/

Komento
Shperndaje