Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kris Jenner nuk do të jetë më një “Jenner”

Kris Jenner nuk do të jetë më një “Jenner”
May 24
11:32 2016

Kris Jenner ka vendosur të ndryshojë jetën e saj dhe këtë duhet ta bëjë duke nisur nga ndryshimi i mbiemrit. Në një bisedë me vajzën e saj, Khloe, në puntatën e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, Kris ka deklaruar se kur ajo rezervon një tavolinë në restorant, këtë e bën duke vendosur emrin: Kris Kardashian.

“Emri jot nuk është Kris Kardashian!” – ka reaguar Khloe dhe pikërisht në këtë moment Kris i është kthyer: “Do ta kem sërisht mbiemrin Kardashian, edhe pse nuk kam qenë Kardashian për 24 vite, unë kam qenë një Kardashian përpara teje, unë jam Kardashian-i origjinal!”

“Pse nuk merr mbiemrin e vajzërise por vendos të marrësh emrin e burrit tënd të parë sërish?” – pyeti Khloe, “Nuk mendon se është ofenduese për dy vajzat e tua Jenner?” – përfundoi ajo.

“Nëse babai i tyre, Bruce Jenner ka ndërruar emrin në Caitlyn Jenner, unë jam shumë në rregull!” – është përgjigjur Kris.

Mesa duket, gjërat sërisht po trazohen në familjen më të përfolur, Kardashian-Jenner.

 

Komento
Shperndaje