Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krijuesi i superheronjve të “Marvel” ngre padi kundër bashkëpunëtorëve të tij. “Infinity War” tashmë nis në botën reale…

Krijuesi i superheronjve të “Marvel” ngre padi kundër bashkëpunëtorëve të tij. “Infinity War” tashmë nis në botën reale…
May 21
11:03 2018

Stan Lee, 95-vjeçari krijues i disa personazheve më të mëdhenj të “Marvel” si (Spider-Man, Captain America. Fantastic 4, Hulk, Iron Man, Thor, Black Panther) ka paraqitur një padi prej një milliard dollarësh kundër “POW Entertaiment”, një kompani që ai e bashkëthemeloi në vitin 2001. Akuza është se dy drejtuesit kanë shfrytëzuar gjendjen e Lee pothuajse të verbër dhe nga shkatërrimi nga humbja e gruas së tij.

Bëhet fjalë për Shane Duffy dhe bashkëthemeluesi Gill Champion i cili sipas Lee do ta kishte bërë të firmoste kur nuk ishte në gjendje të kundërshtonte një kontratë në të cilën autori i kishte dhënë të drejtat për përdorimin e emrit dhe imazhit të tij, madje edhe në mediat sociale në lidhje me të gjitha veprat e krijuara.

Avokati i babait të superheronjve kërkon nga kompania prishjen e kontratës dhe kompensimin e një miliard dollarëve. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje