Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krah Sarës dhe të ëmës, Ledion Liço ndihet i bekuar edhe këtë 8 mars

March 08
08:18 2017

Moderatori Ledion Liço është ndër të parët personazhe publike që ka nisur siparin e urimeve për 8 marsin. Si rrallë herë ai ka publikuar një fotografi ku është krah Sara Hoxhës, partneres së tij dhe të ëmës, Shpresës.

“Me dy femrat më të rëndësishme të jetës sime. Në të majtën time është mamaja që më ka mësuar të jem ndryshe, gjë që më ndihmoi shumë në atë çka bëj sot. Në të djathtën time është dashuria e jetës, femra më e mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë. Për ato, për motrën time, për të gjitha mikeshat e mia femra, pa të cilat unë nuk do të kisha këtë jetë dhe këtë punë që kam”, – ka shkruar i emocionuar dhe tejet krenar Ledioni.

Djalë me fat! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje