Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kozeta Kurti: Pas festivalit të RTSH do i përmend të gjithë emrat e atyre që kanë bërë pazare!

Kozeta Kurti: Pas festivalit të RTSH do i përmend të gjithë emrat e atyre që kanë bërë pazare!
December 17
20:30 2017

 

E ftuar pasditen e sotme në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës ishte e ftuara gazetarja e njohur dhe zëdhënësja e këtij viti të Festivalit të Këngës, Kozeta Kurti.

Ndër të tjera, Kozeta ka folur për “prapaskenat” e organizimit të festivalit, ku ka rrëfyer edhe disa “intriga” që kanë ndodhur me këngëtarët.

E pyetur lidhur me një shkrim të publikuar në Blitz.al për këngëtarët e festivalit, shprehet: “Mendon se nuk kam kurajo e të them ‘I dashur Kastro…’ dhe të fshihem pas tekstshkruesit, kompozitorit, orkestruar? Ishin disa histori të ndodhura vërtetë me dikë që ka kontaktuar me këngëtarët vetë për të sjellë produksione në festival. Një pjesë tha, sa lekë ka, një pjesë tjetër më tha, unë nuk vij për t’i bërë fresk Arilena Arës. Janë të gjitha ca histori të vërteta, por për arsye etike nuk kam treguar emra. Por pas festivalit do t’i them!”

Ne mezi të presim fundin e festivalit dhe të shohim kush janë këta emra. Por ndërkohë, le të shohim intervistën e plotë të Kozeta Kurtit. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje