Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kourtney Kardashian shtatzënë?

Kourtney Kardashian shtatzënë?
January 12
13:01 2017

Kourtney Kardashian thuhet se është në pritje të një fëmije  me ish-partnerin Scott Disick. Mendohet se Kourtney të jetë në pritje të fëmijës së saj të katërt, në fazat e hershme të shtatzënisë por nuk dëshiron ta bëjë publik këtë lajm. Mesa duket ata po mundohen të rregullojnë marrëdhënien mes tyre për të qenë sërish një familje e madhe dhe e lumtur.

“Aktualisht ata po përpiqen të rregullojnë marrëdhënien dhe asnjëri prej tyre nuk është duke dalë me dikë”,- ka thënë një burim për “Radar”.

Ata filluan të dilnin në vitin 2006 dhe u ndanë në korrik të vitit 2015. Nga kjo lidhje ata kanë tre fëmijë: Mason, Penelope dhe Reign./Blitz.al/

Komento
Shperndaje