Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kourtney Kardashian merr vendimin: “Dua të bëhem nënë sërish.” Po babai kush do jetë?

Kourtney Kardashian merr vendimin: “Dua të bëhem nënë sërish.” Po babai kush do jetë?
February 24
17:43 2018

 

Familja Kardashian gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike por së fundmi kryesisht është përfolur për fëmijët që erdhën apo do të vijnë në jetë.

Kylie Jenner dhe Kim Kardashian janë bërë nëna, Khloe shumë shpejt do të lind fëmijën e saj të parë ndërkohë që edhe Kourtney ka planet e saj.

Në episodin e rradhës të “Keeping Up With the Kardashians”, motra më e madhe e familjes është  shprehur se dëshiron të bëhet nënnë sërish e ka rrëfyer se po mendon të ngrijë vezët e saj.

Kourtney, ia ka treguar motrës së saj, Kim-it këtë vendim edhe pse seksimboli është çuditur pasi Kourtney ka 3 fëmijë. Kim e ka pyetur nëse ajo është sigurt për fëmijën e katërt, por Kourtney i ka thënë se ndoshta pas disa vitesh do të dojë  dhe prandaj është më mirë që të ngrijë vezët tani. Megjithatë Kourtney është shprehur se nuk do të donte që të ishte më një nënë e vetme kështu që ajo do të presë deri sa të dashurohet sërish për të krijuar një familje e për të lindur fëmijë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje