Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kourtney Kardashian dhe Justin Bieber janë bashkë? Çudia mund të jetë e vërtetë!

Kourtney Kardashian dhe Justin Bieber janë bashkë? Çudia mund të jetë e vërtetë!
July 05
11:31 2016

Kourtney Kardashian ka festuar 4 korrikun së bashku me 3 fëmijët e saj në Majami dhe ka kaluar një pjesë të mirë të kohës në shoqërinë e këngëtarit Justin Bieber.

“People” raporton se distanca mes të dyve ka qenë e mjaftueshme ndaj nuk të bën të dyshosh për ndonjë lidhje, mirëpo sërish fakti që në muajin e fundit Kourtney ka qenë gjithnjë në vendet ku Bieber ka mbajtur koncert dhe kanë kaluar kohë së bashku, të bën të mendosh të kundërtën.

37-vjeçarja dhe 22-vjeçari janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në fundjavë teksa të dy frekuentuan të njëjtin “club” të shtunën pas mesnate. Sërish edhe aty nuk pati afrimitet fizik nga të dyja palët, por momentet kur hynë në “club” dhe u larguan prej aty i përkisnin të njëjtës orë.

Gjithashtu të njëjtat burime kanë thënë se më herët në muajin mars është vënë re se këngëtari ka dalë me fëmijët e Kourtney-t dhe i ka shoqëruar këta të fundit në një park lojërash.

Shoqëri e sinqertë apo diçka më tepër? Kjo mbetet për t’u parë…

Komento
Shperndaje