Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kourney Kardashian po pret fëmijën e katërt?

Kourney Kardashian po pret fëmijën e katërt?
June 30
15:35 2016

Për familjen Kardashian, lajmet rreth shtatzënive nuk janë asgjë e re.

Së fundmi flitet se Kourtney Kardashian është në pritje të fëmijës së katërt me ish-bashkëshortin e saj, Scott Disick.

“Kourtney dhe Scott kanë dalë me njëri-tjetrin në mënyrë të fshehtë dhe tani ajo është 4 javë shtatzënë me fëmijën e tyre të 4-t”, – citon HollywoodLife.com.

Ndërkohë, HollywoodTake raporton se ky lajm nuk është i vërtetë, pasi sipas tyre, Kourtney dhe Scott nuk kanë dalë bashkë, pasi dihet se prej muajsh, marrëdhënia e tyre është tepër e ftohtë, madje në një video të shfaqur nga ky portal kohët e fundit, barku i Kourtney-t është i sheshtë.

Nga pjesëtarët e klanit Kardashian tashmë mund të pritet çdo gjë, por Kourtney u përfol edhe për një shtatzëni me Justin Bieber, gjë që rezultoi e rreme. Prandaj më mirë të presim për ditët në vazhdim që të mësojmë se si është e vërteta.

Shperndaje