Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosova nuk mund ta dëgjojë këngën e re të Rita Orës, dhe arsyeja është kjo

Kosova nuk mund ta dëgjojë këngën e re të Rita Orës, dhe arsyeja është kjo
April 20
20:24 2019

Vetëm dy ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re “Carry On” në bashkëpunim me Dj, Kygo i cili gjithashtu është mjaft i njohur.

Kjo këngë do të jetë edhe kolona zanore e filmit të animuar  i cili do të publikohet me 10 maj Pokemon Detective Pikachu”.

Por “Prive” ka zbuluar se kjo këngë nuk mund të dëgjohet në you tube nga qytetarët e Kosovës. “Videoja është e pavlefshme në vendin tuaj” është ajo që shkruhet nëse ti klikon për të parë videoklipin e këngës së Ritës.

Këngëtarja nuk ka reaguar ende për këtë fakt dhe nuk dihet nëse ka dijeni për këtë problem. Origjina e saj nga Prishtina ka bërë që Ora të ketë shumë fansa në Kosovë dhe kurioziteti për këngën e re është shumë i madh nga fansat e saj atje.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje