Blitz

 Breaking News

“Kopshti zoologjik nga ferri”- “Daily Mail” publikon fotot e kafshëve të keqtrajtuara nga kopshti zoologjik në Shqipëri

“Kopshti zoologjik nga ferri”- “Daily Mail” publikon fotot e kafshëve të keqtrajtuara nga kopshti zoologjik në Shqipëri
October 16
14:48 2018

Prestigjozja britanike Daily Mail ka shpërndarë disa minuta më parë një artikull për kopshtin zoologjik të Fierit dhe për mënyrën e tmerrshme si mbahen kafshët aty. Ky shkrim i shoqëruar me foto dhe video të kapura nga një fotograf anonim kritikon mënyrën se si habitati, i cili duhet të ishte natyral për kafshët e safarit, në fakt jo vetëm që nuk është i përshtatshëm por i rrezikshëm.

Madje ato e quajnë “Kopshti zoologjik” nga ferri dhe ajo që i ka bërë më shumë përshtypje është foto e një luani i cili duket se është i sëmurë dhe ka një infeskion masiv në fytyrë por askush nuk kujdeset për të. Daily Mail ka kontaktuar me veterinerë të cilët kanë ushtruar kontrolle më parë në park dhe ata janë shprehur se “Kushtet e këtij ambjenti janë më të këqijat që kanë parë ndonjëherë”. Në këtë vend ndodhen gjithashtu një ujk, zebër, arinj dhe 3 luanë të tjerë më të vegjël të cilët kanë lindur aty, edhe këta të keqtrajtuar.

Ndërkohë shoqata “Katër Putrat”, më saktë departamenti i tyre që merret me kafshët e egra shprehen se: “Kushtet e “Safari Park Zoo” nuk janë as afër të të qenit të pranueshme, sidomos për luanët apo arinjtë të cilët kërkojnë kushtet shumë specifike mirëmbajtje. Nuk e keni idenë çfarë mund të shkaktojë tek kafshët një ambjent i tillë, këto kafshë janë duke vuajtur, madje shumë shpejt mund të kenë një fund akoma më të keq”.

Akoma më i rëndë është fakti që disa kafshë pasi janë mbajtur në këto kushte kaq të këqija më vonë shpërndahen ose shiten në vende të cilat nuk dihen. Ky artikull pra jo vetëm akuzon këtë park zoologjik për  “keqtrajtim” të kafshëve por në të njejtën kohë shtyn autoritetet tona të marrin masa ndaj këtij safari nga ferri. /Blitz.al/

Lajmi i Daily Mail: https://www.dailymail.co.uk/news/article-6280963/Lion-agonising-infected-eye-languishes-dirty-cage-zebras-wolves-Albania-zoo.html?ito=social-facebook

Share