Blitz

 Breaking News

“Kontrolloj nëse ende është e virgjër”- pas deklaratës tronditëse, reperi i kërkon ndjesë së bijës

“Kontrolloj nëse ende është e virgjër”- pas deklaratës tronditëse, reperi i kërkon ndjesë së bijës
January 29
11:58 2020

E mbani mend të gjithë dramën rreth reperit të njohur T.I dhe vajzës së tij Deyjah Harris? Nëse jo, nuk keni faj sepse kanë kaluar disa muaj, kështu që më lejoni t’u përditësoj shumë shpejtë.

T.I foli në një podcast të quajtur “Ladies Like Us” dhe tha praktikisht që e shoqëron të bijën në takimet që bën tek gjinekologu, në mënyrë që të sigurohet se himeni saj është i paprekur, pra që është ende e virgjër. Nuk besoj se është nevoja t’ju themi se këto fjalë shkaktuan shumë reagime, duke detyruar moderatoret e emisionit të kërkonin falje, personazhe të njohur dënuan fjalët dhe veprimet e tij, madje dhe vetë Deyjah i bëri “unfollow” në Instagram, tregues për një krisje në marrëdhenien e tyre.

Megjithatë, pas dy muajsh reflektim, mesa duket T.I ka vendosur që t’i kërkojë falje vajzës për sjelljen e tij të papërshtatshme dhe kontrolluese, me anë të një postimi në Instagram. Ai shkruan për të bijat:

Ju dua vajza më shumë se fjalët mund të më lejojnë që ta shpreh. Jeni rritur kaq shumë para syve të mi dhe jeni bërë gra të forta e të pavarura dhe keni formuar opinionet tuaja brilante. Jam shumë krenar për të dyja ju dhe ju dua pafund, më shumë nga ç’mund ta imagjinoni.

Ju lutem më falni  për veprimet e mija të gabuara, që mund të kenë shkaktuar keqkuptime mes nesh…Ndyrshoni mendjen, por jo zemrën time. Jeta mund të na godasë herë pas here, madje shumë rëndë, megjithatë nuk do ta gjeni veten kurrë në një vend aq të lartë apo të ulët, ku unë nuk do të jem në gjende t’ju kap nëse rrëzoheni. Nuk mund të lejoj asnjë sekondë tjetër të kalojë pa ju treguar, për sa kohë jemi në këtë jetë bashkë, se keni të gjithë dashurinë time, sot dhe përgjithmonë!

 

View this post on Instagram

 

I love you girls more than my vocabulary will allow me to express. You have grown so much right before my very eyes & blossomed into strong,brilliantly opinionated, independent young women. I’m so proud of you both and I love you to no end,more than you’ll ever know. Please forgive me for any and all imperfections that cause misunderstandings between us…. Charge my mind,not my heart. You see Life may throw us curveballs & deal us some pretty bad hands at times. But rest assured,you’ll NEVER find yourself in a place too high or low for me to be there to catch you when you fall. I just Can’t let another second go by without letting you know while we’re still here in this life together…. You have ALL MY LOVE FOR ALL MY LIFE…&AFTER‼️ @princess_of_da_south @zonniquejailee

A post shared by TIP (@troubleman31) on Jan 26, 2020 at 8:34pm PST

Në këtë kërkim falje dhe deklaratë dashurie, ai nuk përmend rast specifik, megjithAtë është e qartë se rasti i nëntorit është një prej arsyeve për këtë shkrim.

Gjithsesi ne besojmë që vazja e tij meriton një tjetër kërkim falje për këtë rast, sidomos pasi në të shkuarën T.I ka thënë tekstualisht fjalët: “Kush e do një të virgjër? Seriozish? Gjithë ajo punë…”

/Blitz.al/

Share