Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konkurrenti më i ri i Drake, babai i tij

Konkurrenti më i ri i Drake, babai i tij
August 16
15:48 2016

Drake është në krye të klasifikimeve ndërkombëtare që në muajin prill, por tani konkurrenca po shfaqet në horizont.

Ai që do ta konkurrojë reperin do të jetë babai i tij, Dennis Graham.

60-vjeçari ka publikuar në Instagram “teaser”-in e këngës së tij të parë të titulluar “Kinda Crazy” dhe pas kësaj, Graham e publikoi këngën ekskluzivisht në TMZ dhe në Apple Music.

Drake njihet për marrëdhënien e tij “asnjanëse” me babanë, pasi edhe në një intervistë ai është shprehur: “Ne jemi thjesht miq. Nuk kemi një marrëdhënie si të gjithë të tjerët sepse e di që nëse vazhdojmë kështu nuk kam pse të zhgënjehem më. Nuk pres asgjë nga ai. Ne qeshim, pimë, por nuk i harroj dot ditët e netët që kalova në dritare duke pritur që makina e tij të vinte”.

Dennis Graham do të publikojë edhe një album në muajin gusht, që pritet të jetë një rinovim i RnB-së së viteve ’80.

 

 

 

Komento
Shperndaje