Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konkurrenti hedh mikrofonin në tokë te “Kënga Magjike” pas vendimit të jurisë

Konkurrenti hedh mikrofonin në tokë te “Kënga Magjike” pas vendimit të jurisë
October 02
19:34 2016

Faza e parë e festivalit “Kënga Magjike”, përveçse ka nisur me një formulë të re, ka nisur edhe me një incident.

Një nga konkurrentët e kategorisë, “New Artist/Artisti i ri”, Aureli (Rely), është irrituar me vlerësimin e dhënë nga anëtarët e jurisë. Ai u largua nga skena duke hedhur mikrofonin në tokë. Rely tha se pika e fortë e kësaj kënge është teksti, por nuk kishte të njëjtin mendim njëri prej anëtarëve të jurisë, Olti Curri, sipas të cilit teksti nuk kuptohej fare. Para se të ikte nga skena, reperi i është drejtuar Currit me shprehjen: “Për një gjë jam i sigurt, që fëmijët tuaj do rriten me muzikën time”.

Ky veprim nuk është pritur mirë nga Ardit Gjebrea, i cili është shprehur se një artist nuk duhet ta dorëzojë mikrofonin sepse ajo është arma për të arritur te publiku, ndërsa Olti Curri shtoi se: “Jo çdokush që ka një mikrofon në dorë është artist”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje