Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konkurrentët e “Dancing with the Stars”, si kanë qenë dhe çfarë presim ne prej tyre

Konkurrentët e “Dancing with the Stars”, si kanë qenë dhe çfarë presim ne prej tyre
March 12
20:19 2018

Ditën e sotme Blitz.al zbuloi disa nga konkurrentët që do të jenë pjesë e kastit të këtij viti të spektaklit të vallëzimit “Dancing with the Stars”. Spektakli do të nisë në fund të marsit (të premten e 23 marsit) dhe befasia e këtij viti është se konkurrentë do të jenë personazhe të njohur shqiptarë që kanë marrë pjesë edhe në sezonet e mëparshme të “Dancing with the stars”.
Soni Malaj, Landi i “West Side Family”, Mariza Ikonomi, Rovena Dilo, Kristi Popa, Amos Zaharia, Niko Komani dhe Aulona Musta do të sjellin nga java në javë disiplina të ndryshme të kërcimit mbrëmjen e çdo të premteje.
Të gjithë këta personazhe i kemi parë më herët që të vallëzojnë në “Dancing with the stars” ama mendojmë se këtë herë do të vijnë akoma edhe më mirë, jo më si fillestarë duke qenë se po u jepet një mundësi e dytë për të shijuar një disiplinë si vallëzimi. Secili prej tyre është vlerësuar më herët, disa kanë arritur të prekin edhe fnalen e disa viteve më parë ama këtë herë vijnë me qëllimin për të dalë fitues. Le të kujtojmë pak se si kanë qenë performancat e tyre të mëparshme.  Nëse edicionet e kaluara të gjithë thoshin se e kishin për herë të parë, apo se nuk kishin kërcyer kurrë dhe në një farë mënyre i justifikonim, këtë vit le ta dinë pra se publiku prej tyre pret shumë.  Këtë vit po që do të ketë konkurrencë./Blitz.al/

Soni Malaj “Dancing with the Stars 1”

Landi Hysi “Dancing with the Stars 1”

Mariza Ikonomi “Dancing with the Stars 5”

Rovena Dilo “Dancing with the Stars 6”

Kristi Popa “Dancing with the Stars 5”

Amos Zaharia “Dancing with the Stars 5”

Niko Komani “Dancing with the Stars 6”

 

Aulona Musta “Dancing with the Stars 4”

Komento
Shperndaje