Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konflikti me Taynën, Fifi: “Mos lakmoni me marr pjesën e tjetrit”

Konflikti me Taynën, Fifi: “Mos lakmoni me marr pjesën e tjetrit”
June 16
17:29 2019

Debati mes repereve lindi muaj më parë, dhe duket se vazhdon ende. Një prej dysheve që shkëmbyen disse me njëra tjetrën është dhe Tayna me Fifin. Por duket se çdo gjë është në rregull nga ana e Fifit, pasi në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ajo ka shpjeguar gjithçka:

“Unë nuk kam pas kurrë asgjë me atë gocën. Muzikën që bën hallall i qoftë. Ama mami, babi, tezja, halla, daja… mos e bëni, ju lutem se është e tepërt. Kanë qenë të tjerë më përpara e as ata s’i thonë vetes kështu. Bëjeni muzikën për qejf. Secili ka copën e vet, mos lakmoni me marr pjesën e tjetrit. Më ka bezdis dhe ai “beli i hollë” te ajo kënga që e ka shkrujt. Ta sqarojmë pak se doli dhe te Ermali dhe i tha asaj gocës për belin e hollë, u duk ashiqare që e ka pas për mu. Te ato këngë që kam bërë, thjesht kam qenë e revoltuar për momentin. S’e di ndoshta revoltohem prapë.”

Këtu ajo i është referuar një pjese të tekstit të këngës Habibi: “S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon.”, që u mor si përgjigje ndaj teksteve të Taynës.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje