Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konfirmohet – Stresi largohet nga muzika dhe nga Shqipëria!

Konfirmohet – Stresi largohet nga muzika dhe nga Shqipëria!
May 03
11:07 2016

Lajmi për largimin e reperit Stresi nga muzika ka bërë ‘bujë’ orët e fundit nëpër portalet e ndryshme!

Ishte një postim në profilin e tij në Instagram ai që lajmëroi të gjithë ndjekësit e Stresit se tashmë kishte ardhur koha të shkëputej nga të bërit muzikë.

Veç kësaj, ai falenderon të gjithë mbështetësit e tij, duke përmendur në veçanti Flori Mumajesin si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të karrierës, dhe familjen e “Three dots” për bashkëpunimin.

Blitz.al ka mundur të marrë informacion prej miqve të tij, të cilët konfirmojnë gjithçka në atë çka vet reperi ka deklaruar: Heq dorë nga muzika dhe largohet nga Shqipëria!

Cilat të jenë vallë arsyet e vërteta që e kanë shtyrë Stresin të marrë këtë ndryshim ‘drastik’ për jetën e tij? Ende nuk e dime, le të presim për të marrë përgjigje…

Dhe vjen nje nga ato momete Merr ate vendim te menduar prej kohesh ,deshire per te bere dicka tjeter krejt ndryshe muzikes , larg botes Mediatike e rrjeteve sociale ! Kemi kaluar se bashku 8 vite te mrekullueshme , ishte nje pasion , enderr e imja qe doja te realizoja dhe perjetova intensivisht fale jush . Nuk kam Asnje Lloj pendimi,perkundrazi gjera te reja e aventura te tjera na presin ✌! Per Asnje Moment s do resht se falenderuari ju qe me mbeshtetet me ndoqet e ndate emocione ,dashuri, me qendruat prane e me motivuat ne ditet me te mira e ato me pak te mira , me qendruat besnik ajo qe per mua eshte primarja ne jete ! Dua Te falenderoj me Zemer Lokun Flori Mumajesin , flm qe ishe pjese e kesaj enderre te bukur e s ‘reshte besuari ne mua e mi le gjithnje dyert hapuar! Faleminderit te gjithe stafit threedots atyre kolegeve qe bashkpunuam bashke atyre qe ndame fitore, atyre qe hengra e piva e ndame edhe centet e fundit se bashku ! falenderoj familjen time qe me suportoj ne c do vendim timin ! Enderra vazhdon neper oqeane Aty ku jam nisur ne kete moment…. Love & Peace krejteve ! Bad boy for life Stresi-Stresinjo #Kthehem#Prap#Vitin#Tjeter Me Rrespektin Me Te Madh Ju Uroj Zoti Qofte Me Ju Ne Cdo Moment Te Jetes

A photo posted by Arkimed Lushaj (Stresinjo) (@stresi) on

Etiketimet
Shperndaje