Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konfirmohet, Eneda Tarifa nuk do të jetë më në “Portokalli”

Konfirmohet, Eneda Tarifa nuk do të jetë më në “Portokalli”
September 02
18:12 2016

Eneda Tarifa nuk do të jetë më pjesë e “Portokalli”-së pas gjashtë vitesh prezantuese në spektaklin e humorit. Burime nga “Top Channel” konfirmuan sot për Blitz.al se në mbledhjen e çdo fillim sezoni moderatores i është deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e “Portokalli”-së.

Vetëm pak minuta më parë, vetë Eneda e ka pranuar largimin duke u shprehur për “Who” se nuk do të jetë më në prezantimin e “Portokalli”-së dhe se ky është një vendim i drejtuesve të “Top Channel”. Ajo ka shtuar se do të jetë pjesë e “Top Medias” në projekte të tjera.

Duket se kjo përgjigje mbetet fjalia klishe e përdorur nga të gjithë të larguarit nga “Top Channel” si një mënyrë për ta dhënë lajmin më butë. Nuk dihet ende nëse Enedën do ta zëvendësojë dikush apo “Portokalli” këtë sezon do të prezantohet vetëm nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje