Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konfirmohet emri i opinionistit të dytë në “Top Show Magazine”

September 15
12:29 2016

Ditën e djeshme u bë publik emri i Sara Kapos si një nga personazhet që do të jenë pjesë e “Top Show Magazine” në rolin e opinionistes. Duke qenë se ky format televiziv ka pasur gjithnjë dy opinionistë, të gjithë u bënë kuriozë se cili do të ishte emri i dytë që do të ishte përkrah Sarës në këtë sezon të ri të “Magazinës”. Stafi i “Top Show” konfirmon për Blitz.al se do të jetë Valer Kolnikaj, finalisti i “Big Brother 7”, ai që do të ketë këtë përgjegjësi. Duke qenë se është nga ata njerëz që flasin pa dorashka, ashtu sikurse edhe Sara, duket se e premtja në Top Channel do të jetë vërtet për të mos u humbur.

Të ftuar, thashetheme, pyetje pikante, surpriza dhe muzikë e mirë nën prezantimin e Alban Dudushit “Top Show Magazine” do t’ju sjellë një variant viziv shumë të mirë të asaj që ndodh në showbizz, por jo vetëm.

U kthye edhe një herë formati “djalë-vajzë” si në sezonin e parë, kur opinionistë ishin Olti Curri dhe Iva Tiço. Pas Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, Elona Duros dhe Bieta Sulos, tashmë ky pozicion i përket Sarës dhe Valerit.

Shperndaje