Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konfirmohet, Dua Lipa vjen në muajin gusht në Kosovë!

Konfirmohet, Dua Lipa vjen në muajin gusht në Kosovë!
July 16
15:30 2019

Sikurse është bërë publike prej kohësh, në fillim të muajit gusht, në Prishtinë do të mbahet festivali i famshëm “Sunny Hill”.

Festivali i cili do të mbledhë nga shtete të ndryshme yje me famë botërore si Calvin Harris, Miley Cyrus, etj, prezente do të ketë edhe shqiptaren Dua Lipa.

Lajmin e konfirmoi vetë babai i Duas, Dukagjin Lipa, në emisionin “Ora 7” në “Klan Kosova” se vajza e tij do të jetë e pranishme në këtë event të famshëm që do të mbahet në datat 2, 3 dhe 4 gusht.

Dua ka qenë prezente edhe edicionin e kaluar, por këtë vit rikthehet  si fituese e 2 çmimeve “Grammy”, të cilat kanë shënuar një ngjitje të madhe në karrierën e saj.

Këngëtarja është vënë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të lidhjes së saj me vëllain e motrave Hadid, pas ndarjes me Isaac Carew./Blitz.al/

Komento
Shperndaje