Konfirmohet! Aktorja e njohur, në pritje të ëmbël…
September 09
10:56
2016
Një nga aktoret më të dashura, fituese e çmimit “Oscar”, është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të dytë. Thashethemet u shpërndanë se në fakt ajo thjesht kishte marrë disa kile të tepërta, por rezultoi që 35-vjeçarja Natalie Portman është me të vërtetë shtatzënë.
Gjatë ecjes së saj në tapetin e kuq të “Venice Film Festival”, e veshur me një fustan Valentino të bardhë, ajo ka shfaqur edhe barkun e rrumbullakosur. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Benjamin Millepied, janë martuar në vitin 2012 dhe janë prindër të një djali që quhet Aelph.
Duhet thënë se aktorja duket mjaft bukur dhe shtatzënia i ka dhënë një pamje edhe më të veçantë. /Blitz.al/