Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koncerti i Rita Orës në Prishtinë, lexoni gafën e madhe të prestigjozes “Daily Mail”

Koncerti i Rita Orës në Prishtinë, lexoni gafën e madhe të prestigjozes “Daily Mail”
February 19
10:31 2018

Ardhja e Rita Orës në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë dhe koncerti madhështor që ajo mbajti ka bërë bujë të madhe edhe në mediat e huaja. Ata e kanë vlerësuar përformancës e këngëtares shqiptare dhe mbështetjen që ajo bën për vendlindjen e saj.

Tabloidi britanik “Daily Mail” i cili ka ndjekur gjithë vizitën e saj në Prishtinë ka bërë një gafë të madhe në titullin e videos që ka publikuar duke shkruar: “ Rita Ora feston 10-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës” edhe pse më poshtë ka sqaruar se ajo është takuar me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Më pas në një artikull të dytë “Daily Mail” flet për koncertin madhështor që u mbajt në Prishtinë me të ftuar special Rita Orën.

Komento
Shperndaje