Blitz

 Breaking News

Koncerti i Maluma-s/ Dalin në shitje biletat, ja detajet që duhet të dini

Koncerti i Maluma-s/ Dalin në shitje biletat, ja detajet që duhet të dini
January 29
13:22 2020

Ditë më parë, në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se ylli i muzikës latine Maluma do të vinte në një koncert në Tiranë. Në një kohë të shkurtër lajmi u konfirmua zyrtarisht dhe nga Blitz.al, që ndër të tjera zbuloi posterin e koncertit dhe datën, që siç mund ta keni marrë vesh është 14 marsi.

Për arsye të ndryshme u tha se ndoshta ardhja e artistit kolumbian në Tiranë do të ishte vetëm në formën e një Meet & Greet, pra e takimit me fansat, të tjerë thanë se performanca e tij në Sheshin “Nënë Tereza” do të ishte e hapur për të gjithë, por na lejoni që t’ju sqarojmë një herë e mirë.

Maluma do të vijë të performojë në datë 14 dhe bileta do të ketë. Ato kanë dalë në shitje ditën e sotme dhe çmimet e tyre janë më të lira se ç’u përfol, megjithatë kjo është në dorën e atyre që duan ta shkojnë ta ndjekin për t’u gjykuar.

 

Mund të shihni se si variojnë biletat, nisur nga zona që i përkasin dhe mund të shihni një pamje të parë të strukturës së skenës, se si do të jetë e ndarë. Megjithatë, për më shumë informacione, për sigurimin e biletave e gjithçkaje tjetër, po lemë këtë profil në Instagram, që ishte dhe i pari i cili njoftoi ardhjen e Malumës dhe konfirmoi koncertin e tij.

Pra, cilën këngë të tij dini përmendësh? Neve këtë:

/Blitz.al/

 

Share