Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koncerti i Beyoncé dhe Jay Z në Paris përplaset me finalen e Botërorit: Ja zgjidhja e pazakontë!

Koncerti i Beyoncé dhe Jay Z në Paris përplaset me finalen e Botërorit: Ja zgjidhja e pazakontë!
July 11
17:06 2018

Parizienët dhe jo vetëm, do të kenë mundësinë të shijojnë dy spektakle të jashtëzakonshme natën e 15 korrikut.

Kjo sepse në atë datë, Franca do të përballet në finalen e botërorit “Rusi 2018” me gjysmëfinalisten që do ta dalë nga përballja Angli-Kroaci.

Nga ana tjetër, në stadiumin më të madh në Francë do të mbahet ndalesa e parë franceze e turneut më të “nxehtë” të vitit, “On The Run II” e Beyoncé dhe Jay Z, në Stade de France.

Dilema e parizienëve është: Finalen apo koncertin?

Tashmë kjo dilemë është zgjidhur pasi organizatorët në Stade de France kanë vendosur që finalja e Botërorit do të transmetohet në ekranin gjigand të skenës së koncertit dhe pas përfundimit të finales, Bey dhe Jay do të ngjiten në skenë për të performuar.

Pra, nëse Franca fiton, parizienët do të mund të kenë një arsye më shumë për ta “ndezur” Stade de France atë natë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje