Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komunikimi i Sarës dhe Ledionit në Instagram do t’ju kujtojë ngacmimet e fillimit të një lidhjeje

Komunikimi i Sarës dhe Ledionit në Instagram do t’ju kujtojë ngacmimet e fillimit të një lidhjeje
April 08
08:44 2017

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një çift shumë interesant. Jo vetëm të këndshëm në sytë e publikut, por duket se ata merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin. Kjo pasqyrohet edhe në komunikimin e shpeshtë që ata kanë në rrjete sociale, ku flasin publikisht duke bërë lavdërime apo edhe humor me palën tjetër.

Teksa Ledioni ka postuar disa fotografi nga puntata e djeshme e “The Voice”, Sara nuk ka ngurruar që të shprehë komplimentet e saj. “Je shumë i bukur!” – i ka shkruar ajo, ndërkohë që më romantik se kurrë Ledioni ia kthen: “Ti je e bukur”. Duke qenë se situata u bë shumë emocionale, Sara ka vendosur të thyejë akullin me një batutë. “Boo sa cheesy që je”, – i ka shkruar ajo ndërkohë që me fjalën “cheesy” i referohet faktit që Ledioni u tregua disi i dobët dhe ia ktheu menjëherë komplimentin.

A nuk ju duket edhe juve si ato historitë e fillimit të çdo çifti? Sa bukur kështu! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje