Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kompozitori i “Suus” së Rona Nishliut, sërish pjesë e Eurovizionit por jo për të përfaqësuar Shqipërinë

Kompozitori i “Suus” së Rona Nishliut, sërish pjesë e Eurovizionit por jo për të përfaqësuar Shqipërinë
October 26
09:07 2016

Kompozitori kosovar Florent Boshnjaku ka korrur mjaft sukses me këngën që i dhuroi këngëtares Rona Nishliu, “Suus”, e cila arriti të zinte një vend mjaft të mirë në Eurovizion.

Këtë herë, Boshnjaku ka dashur të jetë sërish pjesë e kompeticionit Eurovizion, por në një dimension tjetër. Kënga e tij ka dalë fituese në Maltë për “Eurivizion Junior Contest” (Festivali i Eurovizionit për fëmijë).

Këngëtarja 13-vjeçare Christina Magrin ka shkëlqyer me performancën e këngës “Parachute” dhe me siguri është një nga pretendentet edhe për finalen e Eurovizionit.

Christina nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi më herët vogëlushja ka kënduar “Suus” të Rona Nishliut në një konkurs në Maltë, në të cilin ka bërë një performancë rrëqethëse e që ka mjaft shikime në Youtube.

Ne i urojmë Christina-s të njëjtin fat që pati edhe Rona! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje