Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kompozitori Adrian Hila nuk e ndjek “Këngën magjike”, ja arsyeja

Kompozitori Adrian Hila nuk e ndjek “Këngën magjike”, ja arsyeja
September 18
19:37 2016

Kompozitori i mirënjohur, Adrian Hila, ishte një ndër të ftuarit e programit të së dielës “E diela shqiptare”, puntata e parë për këtë sezon televiziv. Gjatë bisedës me moderatorin Ardit Gjebrea, ai zbuloi diçka të paditur më parë.

Pavarësisht se shumë këngë fituese të spektaklit “Kënga magjike” janë kompozuar nga ai, Adrian Hila zgjedh të mos i ndjekë performancat gjatë netëve të spektaklit “Kënga magjike”.

“Nga viti 2005 nuk e ndjek spektaklin e “Këngës magjike”. Kjo për shkak se përjetoj mjaft emocione… më shkakton ankth dhe bëhem mjaft kritik ndaj vetes. Ndjek performancat fillestare tek “E diela shqiptare” dhe më pas në Youtube, pas përfundimit të spektaklit”,- është shprehur ai. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje