Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komplimenti që vajza e vogël i bën babi Ermal Fejzullahut është më i ëmbli që keni dëgjuar ndonjëherë!

Komplimenti që vajza e vogël i bën babi Ermal Fejzullahut është më i ëmbli që keni dëgjuar ndonjëherë!
April 23
08:56 2017

Këngëtari Ermal Fejzullahu, përveçse një këngëtar shumë i njohur dhe i pëlqyer nga publiku, është edhe një baba shumë i përkushtuar. Ndonëse në moshë të re, ai është baba i dy vajzave dhe një djali për të cilët bën gjithçka ka mundësi për t’i ofruar lumturinë që ata meritojnë.

Emisioni “Prive” ka qenë këtë herë brenda shtëpisë së këngëtarit për të parë më nga afër raportin që ai ka me fëmijët dhe se çfarë mendojnë këta të fundit për Ermalin si baba. Ndër të qeshura fëmijët kanë treguar se babi i tyre shpesh udhëton jashtë vendit për koncertet që ka dhe ata i merr malli shumë. Por momenti më i bukur ishte kur vajza e vogël e Ermalit tha se e kishte të atin shpirt dhe në momentin që këngëtari i thotë: “Po tjetër?”, me ëmbëlsinë që e karakterizon një fëmijë ajo u përgjigj: “Çokollatë”.

Nuk besojmë se Ermali ka marrë ndonjëherë kompliment më të bukur! /Blitz.al/

Shperndaje