Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komenti “i çuditshëm” i aktores së famshme në Instagramin e punonjësve të saj: “Ndërroni sandalet ose jeni të pushuara”

Komenti “i çuditshëm” i aktores së famshme në Instagramin e punonjësve të saj: “Ndërroni sandalet ose jeni të pushuara”
July 25
12:08 2018

Ky lajm ndoshta mund t’ju duket qesharak, por në fakt është shumë i vërtetë. Aktorja Lindsay Lohan, në muajin qershor ka hapur dy resorte në shtetin grek, një në Mykonos dhe një në Rodos. Këtë javë, faqja zyrtare e një prej hoteleve Lohan Rhodes Beach House në Instagram ka postuar një foto të dy punonjëseve në hollin e hotelit. Deri ketu çdo gjë ju duket normale, apo jo?

Por, Lindsay ka vënë re një detaj që nuk i ka shpëtuar dhe bëhet fjalë për këpucët (sipas saj) jo të përshtatshme të punonjëseve, të cilat mesa duket nuk ishin në përputhje me kodin e veshjes. Ajo, nga profili i saj zyrtar ka komenuar në Instagramin e hotelit duke shkruar:

“Vishni të njëjtat këpucë ju lutem!” –  dhe më poshtë ka shtuar: “Ose të dyja do të pushoheni.”

Ajo nuk ka specifikuar se cilën nga sandalet duhet të vishnin njësoj, por deri diku kishte të drejtë.

 

Një nga komentuesit siç duket është habitur nga komentet e aktores dhe e ka pyetur: ”Ju lutem më thoni që po bëni shaka dhe kjo nuk mund të jetë e vërtëtë? Nuk ka munguar edhe përgjigja e Lindsay e cila i ka bërë replikë ndjekësit duke i thënë se e kishte shumë seriozisht.

Lindsay tani jeton në Dubai dhe kohët e fundit është angazhuar në shumë projekte biznesi. Së bashku me resortet në Greqi ajo po planifikon të ndërtojë edhe një ishull të sajin dhe ta quajë “Lohan”. Ajo ka një sponsorizim nga “Lawer.com”, një reality show në MTV dhe po lançon linjën e saj të kozmetikës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje