Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komenti flirtues i Ronela Hajatit te fotoja e Young Zerkës do t’ju bëjë ta doni më shumë këtë vajzë

Komenti flirtues i Ronela Hajatit te fotoja e Young Zerkës do t’ju bëjë ta doni më shumë këtë vajzë
August 18
12:42 2017

Ronela Hajati ka qenë një nga këngëtaret të cilat kanë korrur më së shumti sukses këtë sezon veror sepse vetëm në 3 muaj ajo ka lançuar 3 këngë, njëra prej tyre solo dhe dy të tjera bashkëpunime: njërën me Adrian Gaxhën dhe tjetrën me Lyrical Son.

Megjithatë, publiku vazhdon të ketë shumë kuriozitet për sa i përket historisë së dashurisë shumë të përfolur mes saj dhe këngëtarit Young Zerka. Edhe pse ata vazhdimisht ngacmohen nëpër intervista nga gazetarët lidhur me këtë temë, asnjëherë nuk ka pasur një përgjigje konkrete.

Por nga ana tjetër, Ronela është shumë tip dhe di të luajë mirë me ne që kemi qejf të kapim detajet mes saj dhe Young Zerkës. Në një foto që ka postuar ky i fundit, Ronela i shkruan: “Qenke shumë king” – duke na bërë të gjithëve të qeshim.

Fundja, Ronela humorin e ka pjesë të rëndësishme të karakterit të saj! /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje