Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komentet e Elgit Dodës dhe Bes Kallakut për kalimin e Ronaldos tek Juventus do t’jua zbukurojnë ditën

Komentet e Elgit Dodës dhe Bes Kallakut për kalimin e Ronaldos tek Juventus do t’jua zbukurojnë ditën
July 11
11:06 2018

Kalimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid tek Juventus ka qenë padyshim lajmi më i bujshëm i ditës së djeshme dhe pritet që jehona e tij të vazhdojë gjatë. Megjithatë, në Shqipëri, kjo lëvizje ka pasur shumë impakt dhe reagime duke qenë se shqiptarët njihen tashmë për simpatinë që kanë për Kampionatin Italian dhe gjithçka lidhet me të shoqërohet me mjaft interes.

Por, s’mund të kalonte kjo lëvizje e bujshme e kampionit të futbollit pa disa reagime me humor. Përpos “meme”-ve që kanë qarkulluar në rrjete sociale, më pikantet kanë qenë reagimet e Elgit Dodës dhe Bes Kallakut.

“Më mirë Juventusi i kishte blerë dhe për nja dy vite albitrat sa bleu Ronaldon” – ka shkruar Doda, duke iu referuar me humor faktit se Juventusi gjithnjë aludohet se paguan albitrat nën dorë.

Ndërkohë, në përputhshmëri totale me personazhin e tij të “Skifterit”, Besi shkruan: “Falenderoj Cristiano Ronaldon që zgjodhi Juventusin. Me respekt, Skifteri” – shkruan ai duke thënë me shaka se tashmë “skifterat” do të kenë një personazh të ri për t’ju “qepur” nga mbrapa e për t’i vjedhur diçka.

Kujtojmë se 30 milion euro do të shojnë në xhepin e Cristiano Ronaldos neto për një vit me kontratën e re. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje