Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komediania Whoopi Goldberg “shpërthen në lot” në emision për ndarjen Jolie-Pitt

Komediania Whoopi Goldberg “shpërthen në lot” në emision për ndarjen Jolie-Pitt
September 21
10:37 2016

Jo vetëm komentuesit në rrjete sociale kanë pasur një reagim mjaft keqardhës për sa i përket ndarjes së dy yjeve të Hollywood-it, por edhe personazhet publikë kanë thënë të tyren lidhur me këtë temë.

Një prej tyre ka qenë edhe komediania dhe njëkohësisht moderatorja e emisionit “View”, Whoopi Goldberg. Sapo ka nisur emisionin mbrëmjen e kaluar ajo ka shpërthyer në lot duke thënë se ndihet shumë keq që një histori dashurie model mund të përfundonte kështu. Sigurisht që këta lot nuk kanë qenë të vërtetë, por Goldberg ka dashur të bëjë për të qeshur publikun duke qenë se kudo flitet vetëm për ndarjen e Jolie-Pitt.

Më pas nga paneli, Jedediah Bila reagoi: “Kur i shihja bashkë që luftonin për kauza, dashuronin dhe kujdeseshin për fëmijët e tyre në mënyrë të përsosur, mendoja se jo vetëm trupat e tyre, por edhe mendjet dhe zemrat u ishin bashkuar në një…” – duke dashur ta bëjë më serioze situatën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje